Kinë nxitet rifillimi i punës së sektorit të transportit

Kinë nxitet rifillimi i punës së sektorit të transportit

Në Kinë ka nisur rifillimi i punës së ndërmarrjeve të transportit dhe të ndërtimit të projekteve të transportit, dhe përqindja e rifillimit të punës në sektorin e tregtisë gjithashtu po rritet.

Kështu u bë e ditur në një konferencë shtypi të shtunën nga mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe i kontrollit të epidemisë pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, raporton Radio e Jashtme e Kinës.

Drejtori i Drejtorisë së Studimit të Politikave të Ministrisë së Transportit të Kinës Ëu Chungeng tha:

"Ndërmarrjet kryesore portuale po funksionojnë rregullisht. Rrjetet e transportit hekurudhor e të aviacionit civil po operojnë në mënyrë normale. Sektori i postës së shpejtë po rifillon gradualisht punën. Ndërmarrjet kryesore të postës së shpejtë, si "China Post", SF e JD, kanë nisur përgjithësisht punën. Përqindja e rifillimit të punës në sektorin e postës së shpejtë ka arritur 66.7%."

Në fushën e ndërtimit të projekteve të transportit, deri më 17 shkurt, përveç provincës Hubei për arsye të epidemisë, si edhe të pjesës veriperëndimore e verilindore për arsye të motit, në provincat e tjera përqindja e rifillimit të ndërtimit të projekteve hekurudhore arrin 36 %. Parashikohet se deri në fundin e shkurtit dhe fillimin e marsit, do të realizohet rifillimi i punës në shkallë të gjerë.

Zv.drejtori i Drejtorisë së Funksionimit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë të Kinës Ëang Bin tha në këtë konferencë shtypi se kohët e fundit, furnizimi i mallrave të përdorimit të përditshëm në treg është i bollshëm dhe përqindja e rifillimit të punës në sektorin e tregtisë po rritet.

Epidemia ka sjellë ndikime mbi tregtinë e jashtme të Kinës. Lidhur me këtë, drejtori i Drejtorisë së Tregtisë së Shërbimeve në Ministrinë e Tregtisë të Kinës Xian Guoyi vuri në dukje se ndikimet nga epidemia janë të përkohshme dhe se, pas epidemisë, prodhimi dhe konsumi do të normalizohen:

"Epidemia nuk do ta ndryshojë vendosmërinë tonë për thellimin e hapjes ndaj botës dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. Nga perspektiva afatgjatë, nuk do të ndryshojnë prirja e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e ngritjes së nivelit të konsumit në Kinë, zhvillimi i tregtisë së jashtme me cilësi të lartë, epërsia në konkurrencën për tërheqjen e investimeve të huaja dhe statusi i Kinës në zinxhirin industrial global."

/Marre nga CRI/ 

EMISIONET