Kinë, më shumë qasje për kapitalin e huaj në tregun financiar

Kinë, më shumë qasje për kapitalin e huaj në tregun

Politikëbërësit kinezë po i inkurajojnë investitorët e huaj të luajnë një rol më të madh në tregun e derivateve financiare.

Synimi është që të tërhiqen më shumë kapitale institucionale afatgjata në sektorin financiar të Kinës.

Më 1 janar, Kina hoqi kufizimet mbi përqindjen e aksioneve të mbajtura nga investitorët e huaj në kompanitë e kontratave me zbatim të ardhshëm.

Tregu i kontratave me zbatim të ardhshëm është i pari në sektorin financiar të Kinës ku investitorët e huaj mund të zotërojnë 100 % të aksioneve.

Komsioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës shpreson që të konsolidohet dhe të gjallërohet ky sektor, që është më pak i zhvilluar në krahasim me sektorin vendor të letrave me vlerë dhe të fondeve.

Komisioni pritet që të publikojë një rregullore të re mbi investitorët e huaj institucionalë të kualifikuar, gjë që do të zgjerojë ndjeshëm sferën e investimeve të tyre dhe do t'u mundësojë atyre të tregtojnë derivate financiare, si kontratat me zbatim të ardhshëm për financat e mallrat.

/Marre nga CRI/ 

EMISIONET