Kinë: Koronavirusi shkakton 80 të vdekur, 461 janë rëndë

Kinë: Koronavirusi shkakton 80 të vdekur, 461 janë

Deri në mesnatën e 26 janarit, Kina ka raportuar 2 744 raste të konfirmuara të pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, 461 e të cilave të rënda.

Pneumonia ka shkaktuar 80 të vdekur, ndërkohë që 51 veta janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. 5794 veta dyshohen si të infektuar, ndërsa mbi 30 mijë të tjerë janë nën vëzhgimin e mjekëve.

Ndërkohë pushimet për Vitin e Ri kinez janë shtyrë edhe me tre ditë.

Raportohen edhe 3 raste të konfirmuara në Francë, 3 në ShBA, 4 në Australi, 7 në Tajlandë, 3 në Japoni, 3 në Korenë e Jugut, 2 në Vietnam, 4 në Singapor dhe 1 në Nepal

Po prodhohet vaksina
Nderkohë qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Epidemive e Kinës deklaroi se ka nisur prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri.

Tani virusi është veçuar dhe po kryhet procesi i identifikimit të llojit për kultivim për prodhimin e vaksinës.

Kërkuesit thanë se po testojnë gjithashtu ilaçet kundrejt pneumonisë së shkaktuar nga ky virus dhe po studiojnë ndryshimin e virusit.

/Marre nga CRI/  

EMISIONET