Mjekët e ushtrisë kineze dislokohen në Wuhan përballë epidemisë

Mjekët e ushtrisë kineze dislokohen në Wuhan përballë

Departamenti i Prapavijës i Komitetit Qendror Ushtatak të Kinës ka dërguar trupat mjekësore ushtarake në qytetin Wuhan, vendburimin e shpërthimit të epidemisë 2019-nCoV, në ndihmë të kontrollit e parandalimit të epidemisë.

Si kontigjenti i parë, 40 mjekë e infermierë ushtarakë kanë zhvilluar punët e shpëtimit në ICU të spitaleve në Wuhan.

Kina po përshpejton furnizimin me maska, ushqime dhe mjete të tjera të përdorimit të përditshëm për Wuhan-in si pjesë e përpjekjeve të vendit për të frenuar përhapjen e koronavirusit novel (2019-nCoV).

Mbi 2 milionë maska dhe produkte të tjera do të dërgohen në Wuhan, pasi Ministria e Tregtisë bashkërendoi përpjekjet me qeveritë vendore.

Produktet e përditshme në tregjet e Wuhan-it dhe në tregjet fqinje janë të mjaftueshme, përfshi produktet si perimet, njoftoi Ministria.

Selia e Wuhan-it për kontrollin dhe trajtimin e pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi i ri tha të premten, 24 janar,  se do të ndjekë modelin e Pekinit në trajtimin e SARS-it për të ngritur një spital të posaçëm për pranimin e pacientëve të infektuar me pneumoninë e shkaktuar nga koronavirusi novel.

Ky spital ka një sipërfaqje 25 mijë metra katrorë dhe do të vihet në përdorim deri më 3 shkurt. Ai mund të mbajë 1000 shtretër dhe pritet të sigurojë burime mjekësore për garantimin e një trajtimi të izoluar dhe efikas për pacientët e infektuar me pneumoni.

Në trajtimin dhe kontrollin e SARS, (Sindroma e Rëndë Akute e Sistemit Respirator), që u përhap me shpejtësi në Kinë në vitin 2003, Pekini ndërtoi Spitalin Xiaotangshan, një qendër e përkohshme mjekësore në periferinë veriore të qytetit.

EMISIONET