Kina tundon dyshen e Interit, ofertë zyrtare për sulmuesin

Kina tundon dyshen e Interit, ofertë zyrtare për sulmuesin

Sirenat kineze nuk bien vetëm për Radja Nainggolan.

Mesfushori belg mësohet se ka marrë një ofertë mjaft të mirë financiare nga klubet e Superligës kineze, duke alarmuar Interin. Por, mesfushori nuk është futbollisti i vetëm që mund të largohet nga Inter dhe të firmos në Kinë. Ivan Perisic ka marrë ofertë zyrtare nga Shanghai Shenhua, për ta kthyer kroatit ndoshta në futbollistin më të paguar në vend.

Një ofertë prej 25 milionë eurosh mësohet sa ka mbërritur në zyrat e Interit, me zikaltërit që kanë fjalën e fundit sa i përket kësaj çështje. Kundër një largimi të Perisic nuk është as stafi teknik, me Antonio Conte që nuk e llogarit 29 vjeçarin për skemat e tij.

EMISIONET