Kina tregon vëmendje të madhe për gjendjen në Lindjen e Mesme

Kina tregon vëmendje të madhe për gjendjen në Lindjen e

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të hënën në një konferencë shtypi se pala kineze ndjek me vëmendje të madhe zhvillimin e gjendjes në Lindjen e Mesme. Ai shtoi se askush nuk e dëshiron përkeqësimin e situatës në Gjirin Persik dhe se arritja e paqes dhe e stabilitetit në këtë rajon ka rëndësi jetike për mbarë botën.

Tani mosmarrëveshjet midis ShBA-së dhe Iranit po përshkallëzohen. Njoftohet se pala amerikane është shprehur se, nëse Irani do të sulmojë ndonjë shtetas ose pasuri amerikane, ShBA-ja do të godasë 52 objektiva iranianë. Ndërsa pala iraniane tha se afro 35 objektiva amerikanë në rajon janë në sferën e goditjes nga Teherani.

Lidhur me këtë, Geng-u vuri në dukje:  "Politika e forcës nuk është e pranueshme dhe e qëndrueshme. Aventura ushtarake e palës amerikane ka shkelur normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka acaruar tensionet në rajon. Pala kineze e ka kundërshtuar përherë përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Metoda ushtarake është një rrugë pa krye dhe presioni ekstrem nuk sjell asnjë rezultat."

Zëdhënësi i diplomacisë kineze theksoi se pavarësia, sovraniteti dhe terësia territoriale e vendeve të ndryshme duhet të respektohen dhe duhet të mbrohen paqja e qëndrueshmëria në Gjirin Persik. Pala kineze e nxit palën amerikane të mos abuzojë me forcën dhe u bën thirrje të tëra palëve të tregohen të përmbajtura dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

"Pala kineze do të vazhdojë të mbajë qëndrim objektiv e të drejtë dhe të luajë rol konstruktiv për mbrojtjen e paqes e të sigurisë në këtë rajon," shtoi zëdhënësi.

/Marre nga CRI/ 

EMISIONET