Kina nis prodhimin e pambukut në Hënë

Kina nis prodhimin e pambukut në Hënë

Farat e pambukut të marra në Hënë nga misioni kinez Chang'e-4, kanë mbirë.

Lajmi është njoftuar nga Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës. Kjo është hera e parë që një lëndë biologjike është zhvilluar në Hënë dhe po shihet si një hap i rëndësishëm drejt eksplorimit hapësinor afatgjatë.

Chang'e 4 është misioni parë që është ulur dhe ka shqyrtuar anën e errët të Hënës.

Sonda preku Hënën për herë të parë më 3 janar dhe mban me vete instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit të pashkelur.

Bimët janë rritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më parë, por kurrë në Hënë.

EMISIONET