Kina në "karantinë", koronavirusi po përhapet me shpejtësi

Kina në "karantinë", koronavirusi po përhapet me

Përhapja e koronavirusit të ri vazhdon me një ritëm marramendës, dhe ndërsa ekziston një optimizëm në të gjithë botën se virusi mund të kurohet, Kina është kthyer në një kështjellë e izoluar që lufton të mbajë nën kontroll epideminë.

Për këtë arsye, që nga 27 janari, ajo ka pezulluar të gjitha ekskursionet e organizuara, brenda dhe jashtë, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Nga e hëna tjetër, agjensitë kineze të udhëtimit nuk do të jenë në gjendje të prenotojnë hotele ose të shesin udhëtime në grupe të organizuara.

Kjo për shkak se shumë raste të regjistruara në Azi dhe Paqësor, Evropë dhe SHBA u janë atribuar ditëve të fundit personave që udhëtojnë nga Kina.

Këshilli Shtetëror i Informacionit të Kinës pritet të zhvillojë së shpejti një konferencë për shtyp mbi epideminë koronare, sipas një deklarate të lëshuar.

Deri më tani, 1,372 raste të konfirmuara të koronavirusëve të rinj janë regjistruar në të gjithë vendin, ndërsa 41 persona kanë humbur jetën.

Presidenti kinez Xi Jingping, megjithatë, tha sot se vendi mund të "fitojë betejën" kundër koronavirusit.

Kreu i shtetit kinez i bëri këto deklarata pas një takimi të Byrosë Politike të Komitetit të Përhershëm të Partisë Komuniste.

Më parë, Xi Jinping kishte pranuar se epidemia ishte "duke u përhapur me shpejtësi " dhe se Kina ishte në një "situatë të vështirë".

Në të njëjtën kohë, Rusia po këshillohet me Kinën për mundësinë e largimit të shtetasve rusë nga Ëuhani, qendra e epidemisë së re të virusit. Asnjë rus nuk është infektuar nga virusi i ri, thotë një zëdhënës i ambasadës në Kinë.

Wuhani do të ndërtojë një spital të dytë për pacientët me virus

Autoritetet në Wuhani do të ndërtojnë gjithashtu një spital të dytë të dedikuar ekskluzivisht për trajtimin e pacientëve të rinj me koronavirus, siç raportuan sot mediat shtetërore.

Ndërtimi i spitalit, i cili do të ketë 1.300 shtretër, pritet të përfundojë për 15 ditë. Autoritetet tashmë kanë filluar ndërtimin e spitalit të parë për trajtimin e të infektuarve nga virusi dhe pritet të përfundojnë deri më 3 shkurt.

EMISIONET