15 qytete në Kinë janë izoluar teksa virusi Wuhan po përhapet me shpejtësi ne te gjithë vendin. 

Popullsia e këtyre qyteteve arrin në një total prej 57.2 milion banorësh. Këto qytete ndodhen në provincen Hubei, e cila është epiqendra e virusit.  Çdo urdhrër bllokimi ndryshon nga qyteti në qytet, por të gjithë po përjetojnë ndalimin e shërbimeve të transportit publik. 

Në Wuhan, popullsia e të cilit është 11 milion banorë, dhe afër Huanggang me nje popullsi prej 7.5 milion banorë, marketet dhe kinematë janë mbyllur. Rrugët janë te bllokuara, gjithashtu edhe transporti hekurudhor si dhe ai ajror.

/Ora News.tv/