Kina sapo lancoi rrjetin më të madh në botë 5G. Shërbimi nisi të premten.

Tre operatorët e shërbimit në vend China Mobile (CHL), China Telecom (CHA) dhe China Unicom (CHU) ofrojnë internetin 5G që kushton 18 dollarë për 30 GB në muaj.

Kjo u jep përdoruesve kinezë një qasje në internet ultra të shpejtë.

Shërbimet 5G tani janë në dispozicion në 50 qytete, përfshirë Pekinin, Shanghai, Guangzhou dhe Shenzhen.

Në Shanghai, gati 12.000 stacione bazë të 5G janë aktivizuar për të mbuluar zonat kryesore të qytetit.

Vende të tjera si SHBA dhe Koreja e Jugut futën shërbimin 5G në disa zona në fillim të këtij viti.

 

/Ora News.tv/