Kim Mehmeti: Nëse të rrëmben zilia do të humbësh edhe atë që ke!

Kim Mehmeti: Nëse të rrëmben zilia do të humbësh edhe

"Mësohu të kënaqesh me atë që ke sot dhe je sot, ky është parakusht që të arrish ëndrrën që ke nesër. Nëse në jetë mësohesh të jesh i kënaqur me atë që ke dhe aq sa ke mund të arrish më shumë. Nëse sheh çfarë kanë të tjerët dhe vuan nga zilia ta kesh dhe ti, gjithmonë do të ketë më të pasur dhe më dhe më të mirë se ti dhe kjo nuk ka fund. 

Eshtë këshilla e shkrimtarit të njohur nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti për çdo të ri i cili do të bëhet dikushi.

E ka ndjekur edhe vetë ai në karrierën e tij. 

"Jam munduar ta përfundoj vetënjohjen dhe të di deri ku mund të shkoj. Krijimtaria letrare është dhunti që ta jep Zoti. Unë jetoj me vetëdijen se dikush ta ka dhënë dhe mund tia japë dhe tjetrit. Nuk të takon më shumë që të mburresh me atë që të është dhënë.
Por fëmijët e mi nuk mund të ushqehen me lëvdata. Kam pasur fat kam punuar me perëndimorët, kam punuar për pagë të mirë, të ruaj të mirë, të punoj për Top Channel në kohë të mirë të tij. Duhet pak fat nuk është krejt tek aftësia pasi di shumë mirë njerëz që janë më të aftë se unë por nuk ia kanë da
lë" tregon Kim Mehmeti në një intervistë për emisionin "Totem" per gazetarin Tobias Xhaxhiu  ne Ora TV.

Prandaj  "Nëse të rrëmben zilia dhe gjithmonë vrapon të arrish atë që kanë të tjerët, mund të të ndodh të harrosh cili je dhe të humbësh edhe atë që ke. Nëse ëndrrat e tua i mbështet vetëm në atë cfarë janë bërë të tjerët atëherë nuk e njeh vetveten"

Vetë është munduar që në art të mos ketë politikë ditoretë mos bëj art me qëllime politike. "Nuk dua të jem shkrimtar i politikës së ditës," tregon me tej Kim Mehmeti dhe për këtë zgjedhje nuk e ka pasur gjithmonë rrugën e lehtë.

"Duhet ta dish që nuk do të përkëdhelin ata që i kritikon. Do të ishte perverse nëse ai që ti kritikon të vijë të të shpërblejë. Nuk e bëj as që një palë tjetër të më ledhatojë apot ë më japë dhurata por e bëj sepse dua të mbroj njeriun në vetvete. Thonë ke arsyetuar lindjen, nëse vdes pa i lënë  fëmijëve trashëgimi turpin dhe unë nuk do tia lë fëmijëve të mi turpin."

Rrugën nuk e ka pasur të lehtë. 

"Kam pasur problem të mëdha por dhe oferta të mira por kam refuzuar. Jam mirë kështu".

Në Tiranë vjen shpesh. Thotë se i ka dhuruar shumë gjëra të bukura. 

"Tirana është piemonti i kulturës shqiptare por dhe ne shqiptarët e Maqedonisë jemi periferi e këndshme që merren me gjëra të vogla por shumë të mëdha në mozaikun mbarëshqiptar". 

Kohët e sotme i sheh si përballje e shkrimtarit me lexuesin e vërtetë të librave të tij. 

"Pusi", romani i Kim Mehmetit  sjell një vështrim ndryshe, eshte një roman mbi identitetin dhe familjen, ku duhet të kujdeset jo vetëm në ruajtjen e gjuhës shqipe por dhe të identitetit, e megjithatë çdo lexues gjen atë që i pëlqen.

"Libri nuk rrëfen atë që ka dashur ta thotë shkrimtari, por atë që ka kuptuar lexuesi, dhe shpeshherë kam degjuar nga lexuesit e mi dhe atë që nuk i kam shkruar" na tregon Mehmeti. 

EMISIONET