Kikia: Klement Balili një "peshkaqen", i lidhur me tri partitë e mëdha

Kikia: Klement Balili një "peshkaqen", i lidhur me tri

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se Klement Balili u bë i njohur për shkak të lidhjeve të tij me politikën.

Pjesë nga debati: 

Kikia: Për u bë kaq shumë personazh Balili? Ka shumë të tjerë që meritojnë të jenë në krye të listës. Fakti që kishte një presion të vazhdueshëm nga ambasada amerikane lidhet me faktin e të qenit peshk. Ishte pjesë e botës së krimit dhe i lidhur me politikën. 

Balili i plotësonte këto kritere. Nuk është e vërtetë që ky është përfshirë në të vetmin rast të 740 kg kanabis që përmend policia greke. 

Është arrestuar edhe më herët me një furgon me kanabis. Rasti është mbyllur. Rasti nuk lidhet me sasinë sepse sa mund të ketë transportuar ky gjatë gjithë karrierës së tij, një grup nga Vlora ia ka transportuar në një dorë, me ton. Janë lidhjet politike. 

Lidhjet e tij kanë qenë me tri partitë kryesore në vend, PD, PS, LSI. Ishte një njeri që partive u duhej për votë. Në këtë rast, ky plotësonte karakteristikat e një peshkaqeni dhe jo një peshku të madh. Ndaj vëmendja e ambasadës amerikane ishte Balili, Balili. Fakti që ky nuk kapej ishte tregues i kësaj mburoje që garantonte politika.


EMISIONET