Një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, Kida ka realizuar një tatuazh të një personi tepër të vecantë për të.

Në një postim ka treguar se në pjesën e qafës, pas veshit ka realizuar një ‘S’, por nuk dihet për kë bëhet fjalë.

Kida filloi karrierën e saj në muzikë që në moshë të vogël dhe nuk u përmend asnjëherë për lidhje dashurie, prandaj mbetet mister dedikimi i saj.

Ndërkohë vijon koncertet e rradhës, ku së fundmi ka udhëtuar me anëtarët e labelit të ZappnChriss. Pas bashkëpunimit me Feron, akoma nuk ka sjellë një projekt të ri për këtë sezon por mendohet se po punon për një solo.


/Ora News.tv/