Moderatorja Kiara Tito ka hapur një kanal në Youtube dhe ka zgjedhur të bëjë një intervistë me pyetjet e ndjekësve.

Kiara foli për disa tema që si ka përmendur në intervista, por shmangi pyetjet për Butrintin duke thënë se është single.

Megjithatë, zbuloi eksperiencën dhe gjithcka përjetoi në puthjen e parë.

“Puthjen e parë e kam dhënë 13 vjeç dhe ishte shumë e shëmtuar. Mendoja se ishte si në filma, por nuk ishte ashtu”, tha Kiara duke mos zbuluar detaje të tjera.

Youtube është kthyer në biznes për shumë persona. Kohët e fundit, po dalin shumë vlogers që bëjnë video të ndryshme për të arritur klikime. Ndoshta Kiara dëshiron të sfidojë këngëtarin Butrint Imeri, i cili arrin miliona klikime me projektet e tij.

/Ora News.tv/