Pasdite tërësisht për tu harruar kjo e sotmja për Marash Kumbullën.

Mbrojtësi shqiptar, i cili po kërkohet nga shumë skuadra në këtë dritare të merkatos së janarit ka qëndruar në fushë për vetëm 25 minuta përballë Bolonjës, duke u zëvendësuar.

Për këtë dëmtim ka dalë në deklaratë për shtyp edhe klubi i Hellas Verona, që zbulon se për shkak të një migrene okulistike, Kumbulla ka lënë fushën.

"Hellas Verona FC njofton se futbollisti Marash Kumbulla kërkoi një zëvendësim gjatë gjysmës së parë të ndeshjes kundër Bolonjës për shkak të një migrene okulistike me një mbyllje të përkohshme të shikimit të tij. Futbollisti do të mbahet nën vëzhgim dhe nëse është e nevojshme, do të bëjmë  kontrolle të mëtejshme mjekësore," thuhet në deklaratën e klubit italian.


/Ora News.tv/