Disa ditë më parë Keisuke Honda i kërkoi zyrtarisht Milanit që të rikthehej tek kuqezinjtë pa asnjë përfitim financiar. 

Mësohet se mesfushori japonez do të rikthehet në Europë por jo në Serie A. Pas aventurës në Australi me skuadrën e Melbourne Victory, japonezi do ta vijojë karrierën në në Kontinentin e Vjetër. 33-vjeçari ka firmosur një marrëveshje deri në qershor 2020 me klubin holandez të Vitesses.

Ish-lojtari i Milanit ka luajtur edhe më parë në Holandë, në fillimet e karrierës së tij, ku ka veshur fanellën e Venlo nga janari i vitit 2008 deri në janar të 2009. Para se të gjente marrëveshjen përfundimtare, Honda më pare i është nënshtruar një provimi prej një jave me ekipin e Vitesses, që është dhe skuadra e shtatë në karrierën e tij.

/Ora News.tv/