Komisioni hetimor për Metën kërkon seancë dëgjimore për Ardian Dvoranin

Komisioni hetimor për Metën kërkon seancë dëgjimore

Komisioni hetimor do i drejtohet sërish komisionit të Venecias lidhur me shtimin e objektit të hetimit ndaj presidentit Ilir Meta.

Kërkon opinion lidhur me 5 pyetje sa I takon emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Fillimisht u kërkua  shtyrja e komisionit hetimor për presidentin Ilir Meta me 4 muaj. 

Vetë kryetari, Ulsi Manja bëri propozimin sot në mbledhje, ndërkohë deputetja socialiste Klotilda Bushka kërkoi që të merret në pyetje edhe kreu I KED-së Ardian Dvorani.

5 Pyetjet

1- A mundet presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit gjyqtarit kushtetues kur ai në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar. Në këtë rast a konsidehet e cënuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

2 -Emërimi I gjyqtarit Kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar nga organi competent I KED-së a cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj.

A e cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj? 

A ndikon kjo në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor.

A bie ndesh me frymën e mekanizma zhbllokues  në zgjedhjen e emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese

3-  A është në përputhje me standardet më të mira zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar.

4- Nëse presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit Kushtetues nisur nga solemniteti si akt cfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë.

A është betimi me shkrim si formë për të plotësuar kushtin e betimit.

vijon      




EMISIONET