Sfida e martes përballë Barcelonës vendos shumë për sezonin e Interit.

Zikaltërve i shërben vetëm një fitore për të qënë në raundin tjetër të UEFA Champions League, por spanjollët nuk janë "kafshatë" e lehtë.

Diçka të tillë e konfirmon edhe mbrojtësi uruguajan i Interit, Diego Godin, i cili tha se objektiv është 3 pikëshi, pavarësisht se përballë ka Messin.

"Ne duhet të mendojmë vetëm për veten tonë dhe të fitojmë ndeshjen. Të gjithë e dinë se çfarë lojtari është Lionel Messi, por nesër mendoj se do të jetë një ndeshje skuadre, kundër Barcelonës dhe jo atij. Ne po e zgjidhim gjithçka me entuziazëm dhe dëshira për të bërë mirë. Gjithçka është në duart tona. Ne do të luajmë kundër një skuadre që fiton gjithçka që ata mund të fitojnë," tha mes të tjerash, Godin.

Takimi mes Interit dhe Barcelonës do të luhet nesër në orën 21:00.

Pas 5 takimeve të para, Barcelona e ka siguruar kreun e grupit F, ndjekur nga Inter dhe Borussia Dortmund me 7 pikë.Verdhezinjtë do të duelojnë me italianët për biletën e fundit që i dërgon në 1/16 e Champions League.  

/Ora News.tv/