Kërcënoi me armë bashkëshorten, në pranga shkodrani

Kërcënoi me armë bashkëshorten, në pranga shkodrani

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ushtronte dhunë  psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.

Në cilësinë  e provës materiale  iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

"Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponjat", falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi  R. Sh.  53 vjeç,  banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka  kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia  pas njoftimit të  marrë, menjëherë ka shkuar në banesën  e 53 vjeçarit  dhe ka bërë  neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.

EMISIONET