Kërcënimi nga Astma, shkak niveli i lartë i ndotjes

Kërcënimi nga Astma, shkak niveli i lartë i ndotjes

Një person që jeton në qytetet më të mëdha industriale është më i predispozuar për t'u prekur nga problemet e bronkitit deri në astma se sa ata që jetojnë në qytetet më të vogla apo periferi.

Ndotja është shkaktar kryesor i astmës, më pas renditen edhe arsye të tjera sic janë alergjitë apo problemet respiratore të cilat nuk janë trajtuar siç duhet. 5 në 100 persona në vendin tonë është e prekur nga asmta.

Mehmet Hoxha: "Astma është një sëmundje madhore e cila prek 10-12 % të popullatës. Në vende të caktuara kjo preovalencë shkon deri në 4-5 deri në 6 %."

Në ditën botërore të asmës, mjeku alergolog e vë theksin në kujdesin e shtuar që duhet të kenë prindërit ndaj fëmijëve të tyre duke mos neglizhuar problemet në frymëmarrje.

Mehmet Hoxha: "E para është ndryshimi i stilit të jetës. Domethënë hermetizimi dhe largimi nga natyra na ka minimizuar infeksionet por ka rritur alergjitë.

"E dyta është në stilin e mënyrës së ushqyerjes që gjithashtu ndikon.

"E treta është ndotja atmosferike."

Në Shqipëri 12% e popullatës janë të prekur nga asmta, ndërsa nga sëmundjet bronkiale në tersi më shumë se 16%.

Astma është një sëmundje kronike që prek të gjitha moshat, duke shkaktuar problem të ndjeshme të frymëmarrjes.

OBSH në këtë vit, raporton se nivelet e ndotjes së ajrit në të githë botën janë të rrezikshme ku 9 në 10 persona janë të rrezikuar të thithin ajër të ndotur.

OBSH vlerëson se rreth 7 milionë njerëz vdesin çdo vit nga ekspozimi ndaj ajrit të ndotur.

EMISIONET