"Këngëtarja tullace" hap "De Fest Theatre 2019" në Fier

"Këngëtarja tullace" hap "De Fest Theatre 2019"

Nëntë trupa artistike do të performojnë në teatrin "Bylis" në Fier nga data 19 deri në 25 shtator.

Festivali "De Fest Theatre 2019" është pjesë e projektit IPA, i cili përfshin Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi.

Vepra "Këngëtarja tullace" me regji të Spiro Dunit është vënë në skenë nga trupa e teatrit "Bylisi".

Në këtë vepër pasqyrohet falimenti moral dhe mendor i shoqërisë njerëzore, njëkohësisht pasqyrimi i një bote njerëzish që gjenden në udhëkryq, sepse ata nuk mund të komunikojnë më as me veten.

Për më shumë se një javë artëdashësit fierak do të ndjekin shfaqjet teatrore dhe koncertet simfonike me artistë nga vendi dhe rajoni.

EMISIONET