Këngëtarja e njohur nga Kosova, Kida ka festuar sot 20-vjetorin e lindjes ndërsa na ka sjellë trailerin e këngës së re që do vijë shumë shpejt.

“Kur ke familjen më të mirë! Faleminderoj mamin, babin dhe motrën për këtë surprizë fantastike,” – shkruajti ajo në Instagram ndërsa pozonte pranë dhuratës.

Pak minuta më vonë u publikua vetëm një pjesë që lajmëronte se të shtunën do vijë me ‘KCE’. Mendohet që do jetë një këngë ritmike, ashtu sic Kida preferon më së shumti. 

Mbetet për tu parë surpriza e artistes për publikun dhe suksesi që do ketë këtë herë.

/Ora News.tv/