Këngëtarja shqiptare e konfirmon! Do martohet me bosin e Francës

Këngëtarja shqiptare e konfirmon! Do martohet me bosin e Francës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Duka ka disa kohë që shijon historinë e dashurisë me një menaxher nga Franca, i cili banon në Gjenevë.

Alida ishte e ftuara speciale në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ku konfirmoi se do celebrojë lidhjen me martesë në Monaco. 

Moderatorja Roza Lati e cilëson të dashurin e Alidës si bosin e Francës pasi i ka dhuruar këngëtares një orë me 10 gurë diamante. Madje ceremonia e tyre do të mbahet në Monaco.

Alida Duka: Është e vërtetë. Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka, është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në të gjithë botën. Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë haleluja kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhem më fare, më mirë do rri vetëm. Në atë moment mendova nuk ia vlen më, sepse gjithë këto punë që kam gjatë ditës, se për një person që ti e do, duhet të marrësh kohë për të. Unë ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm. Në atë moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë.

Roza Lati: Ku do e bësh dasmën?

Alida Duka: Në Monaco. 

EMISIONET