Modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon shifrën qesharake që mori si pagesë

Modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon shifrën qesharake

E ftuar në "Mes Yjesh", Ora News përballë gazetarit Ronaldo Sharka, këtë të enjte ka qenë e ftuar gazetarja dhe njëkohësisht këngëtarja Genta Hodo.

Ronaldo e pyeti Gentën për nisjen dhe punët e para, e teksa kjo e fundit tregoi që ka punuar edhe jashtë medias si banakiare, kamariere apo baby siter, tregoi se ka qenë edhe modele tek klipi i Nora Istrefit, kënga "Sa t'kom dasht" dhe është paguar vetëm 2 mijë lekë.

"Gjithashtu kam qenë modele tek klipi i Nora Istrefit. Tek kënga "Sa t'kom dasht". Nora kam përshtypjen që nuk di gjë për këtë pjesë, ishte një miku im model i cili më tha që hajde bëhu pjesë se po bëhet një klip, edhe unë shkova se s'kisha ç'të bëja atë ditë dhe jam paguar vetëm 2 mijë lekë", u shpreh Genta Hodo ndër të tjera.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë.

EMISIONET