Këngëtarja e njohur habit me deklaratën: Jam ndjerë si rosak i shëmtuar

Këngëtarja e njohur habit me deklaratën: Jam ndjerë si rosak

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht Britney Spears ka ndarë së fundmi një postim me ndjekësit e saj në “Instagram” ku shihet në rininë e saj.

Ajo shprehet se dikur është ndjerë si rosaku i shëmtuar. Mbante bajluke për të mbuluar ballin e saj sepse nuk i pëlqente ta ekspozonte dhe dhëmbët e saj nuk i kishte të bukur.

"E di që kam nevojë për baluke. Kush do e kishte menduar që të pasurit baluke të bën të dukesh shumë më e bukur? Nuk kisha më baluke që nga klasa e tretë dhe më kujtohet si sot…Ka qenë diçka shumë e madhe për mua të ekspozoj ballin. Vetëm njerëzit e bukur në jug e bënin këtë dhe unë s’jam ndjerë ndonjëherë e tillë, prandaj s’isha e gatshme ta zbuloja.

Kisha dhëmbë të shëmtuar dhe ndihesha si rosaku i shëmtuar. Mbaj mend që kam bërë një takim në një agjensi modelesh, por s’ndihesha fare e lezetshme, prandaj shkova në shtëpi dhe i thashë: “Ndoshta mund të bëhem dhe unë si vajzat e mëdha dhe të zbuloj ballin…Kështu bëra, por dukesha një tmerr edhe pse asokohe më pëlqente vetja. Ndoshta thellë thellë e dija që s’ngjaja bukur, por mendova të kundërtën meqë dukesha “cool”, ka shkruar Britney.

Kujtojmë se Britney është 49 vjeç dhe ende duket si një vajzë e re.


 




 

View this post on Instagram

 








I know I need bangs

EMISIONET