Këngëtari Muhamet Sejdiu është një nga dy të infektuarit me Koronavirus që erdhën nga Gjermania.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij janë diagnostifikuar me koronavirus. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari në një prononcim për GazetaBlic.

Këngëtari është pyetur nëse vërtet është prekur nga ky virus dhe ai përgjigjet duke thënë: “Po, është e saktë”.

Dy rastet e fundit e kan rritur numrin e të infektuarëve në Kosovë deri në 19.

 “Nga data 08.02.2020 deri më 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot më 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

/Ora News.tv/