Këngëtari i famshëm britanik flet për lidhjen me Era istrefin: Është e gjithë bota për mua

Prej disa kohësh këngëtarja e njohur Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik Julian Perretta. Ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit shumë shpesh dhe kjo na ka bërë të mendojmë se janë të dashuruar.

Dyshja nuk ka preferuar të flasë për këto thashetheme deri më sot, ku Juliani në një mini intervistë me ndjekësit në “Instagram” ka treguar të vërtetën për marrëdhënien me Erën.

Një nga ndjekësit e ka pyetur nëse ai dhe këngëtarja janë çift dhe Juliani i është përgjigjur duke e quajtur atë si shoqen më të mirë.

"Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shum. Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Kemi udhëtuar nëpër botë bashkë. Kemi jetuar bashkë. Nuk mund të ishim më të afërt se kaq. Ajo është e gjithë bota për mua", është shprehur këngëtari britanik.

EMISIONET