Periudhën e izolimit total për shkak të pandemisë mjaft artistë i zëvendësuan skenat me dritaret e profileve të tyre në rrjetet sociale. Por ka dhe artistë që e përjetuam këtë fazë në një mënyrë më të thjeshtë, ndryshe e larg teknologjisë moderne të komunikimit. Një prej tyre është këngëtari italian, Albano, me të cilin bisedoi gazetarja e  RTV Ora.

Këngëtari i njohur italian Albano rrëfen për RTV Ora  perjetimet e tij gjatë periudhës së pandemisë.

Këngëtari me një karrierë 55-vjeçare shprehet se i mungon skena por është përpjekur ta kalojë këtë fazë në një mënyrë më të thjeshtë, ndryshe e larg teknologjisë moderne të komunikimit.

“Skena më mungon, e ky është një fakt i qartë. Por nënvizoj dhe se është hera e parë që jam i detyruar të qëndroj i mbyllur për kaq kohë të gjatë në shtëpi e së bashku me mua dhe fëmijët e mi. Dy muaj gjithmonë bashkë me ta e kjo për mua është një gëzim i madh që më mungonte prej kohësh. E pra në të gjitha gjërat e jetës duhet të përpiqesh të gjesh se ku është ana më pozitive e saj, pavarësisht tragjedisë që solli ky virus.”

Mbi 15 herë pjesëmarrës në Festivalin e Sanremos dhe dhjetëra albume të shitur, këngëtari thotë se ky është një moment i vështirë për artistët dhe se po përpiqet të kontribuojë.

“Unë po përpiqem të ndihmoj si me komunitetin e San't Egidio ashtu dhe në rrugë private të ndihmoj me as sa mundem, por nuk mjafton. Uria në këtë moment është e madhe, por dhe zemërimi është i madh. Duhet pasur kujdes për të kuptuar se si do të reagoj populli italian e jo vetëm populli italian por dhe popujt të tjerë që u goditën veçanërisht nga kjo tragjedi.”

Teksa sot feston 77-vjetorin e lindjes, Albano përcjell këtë mesazh për të gjithë.

“Kam lindur me një përbërës të rëndësishëm që ma kanë transmetuar prindërit e mi: Pozitiviteti. E me të njëjtin pozitivitet ju them mos u shqetësoni, do të marr fund dhe ky moment e do të nis një tjetër moment jetë më interesante se sa ishte më parë.”

/Ora News.tv/