Këngëtari Albano Carrisi i prekur nga solidariteti i Shqipërisë: Së shpejti do festojmë funeralin e këtij virusi me "Felicita"

Këngëtari Albano Carrisi i prekur nga solidariteti i

Solidariteti i Shqipërisë me dërgimin e ekipit mjekësor në ndihmë të Italisë për tu përballur me koronavirusin ka prekur edhe këngëtarin e njohur italian, Albano Carrisi.

Përmes një videomesazhi dërguar mikes së tij shqiptare, gazetarja së njohur Zenepe Luka, ai  thotë se ky gjest human do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë!

I bindur se këtij virusi do ti vijë fundi, ai thotë se së shpejti do të mund të festojmë funeralin e tij dhe pse jo të këndojmë “Felicita”

"E dashur mikja ime Zenepe. Dua që të bësh në këtë rast rolin e korrespondentes! Për të thënë se gjesti që ka bërë Shqipëria kundrejt Italisë është me të vërtetë jashtëzakonisht interesant. Edhe i paharrueshëm nga ana humane! Ky gjest do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë! Do të forcojë akoma më shumë nga ana kulturore edhe njerëzore, këtë lidhje kaq të fortë që ekziston midis këtyre dy popujve! Edhe do të vijë ai moment kur këtij virusi të mallkuar do t’i vijë fundi. Edhe do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar që po shkatërron gjysmën e botës. Është me të vërtetë në një farë mënyre një Luftë e Tretë Botërore, që ne duhet ta fitojmë. Unë i sugjeroj popullit shqiptar të qëndrojë në shtëpi. Sa më shumë ne të qëndrojmë në shtëpi, aq më të mëdha janë shanset që ky virus të qëndrojë jashtë shtëpive edhe jetëve tona. Jam shumë i bindur që këtij virusi do t’i vijë fundi edhe do të vijë koha që të këndojmë edhe këngën “Felicita”, përse jo. Një përqafim popullit shqiptar, edhe ty Zenepe".

Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në spitalin e Breshias në Itali që do të ndihmojnë kolegët e tyre italianë për të përballuar krizën humanitare te fqinjët tanë nga koronavirusi.


EMISIONET