Kelvi Kadilli ka qenë i ftuar në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora. Ai ka folur për jetën e tij personale, për sherret në shoëbizz, kë mbështet dhe për punët që ka bërë para se të bëheshe i famshëm.

Moderatori tregon se në moshën 24 vjeç ka punuar në një dyqan rrobash në një qendër tregëtare, madje dhe në call center.

Aulona Musta: Cila ka qenë puna më e çuditshme që ke bërë?

Kelvi Kadilli: Kam bërë dhe gjëra të tjera në jetë. Kam punuar shitës rrobash, 1 vit kur kam qenë 24 vjeç. Bëja kombinime rrobash. Kam punuar edhe në kompani telefonike. Edhe në call center kam punuar 2 vite.

/Ora News.tv/