Kelvi Kadilli: Ermali bën humor më të mirë sesa Besi, “Falco” kishte humor lacash

Kelvi Kadilli: Ermali bën humor më të mirë sesa Besi,

Në emisionin “ThumbON" në RTV Ora, Kelvi Kadilli ka shprehur simpatinë ndaj Ermal Mamaqit si aktor dhe se filmi i tij i pëlqeu më shumë sesa i Besit. Madje ai shprehet se Ermali është një njeri që punon fort dhe prandaj e vlerëson shumë. Prezantuesi shprehet se filmi i Besit nuk i pëlqeu fare dhe se kishte humor lacash.

 “2 gishta mjaltë më pëlqeu më shumë. Ndërsa Falco s'më pëlqeu, humor lacash komplet. Edhe Besi s'më pëlqeu. Vlerësoj njerëzit që punojnë fort dhe Ermal Mamaqi është njëri nga ata. Ka treguar se bën humor më të mirë se Bes Kallaku”, shprehet Kelvi.

EMISIONET