Kejvina: Sa mirë që s'jam rritur në Shqipëri, do më kishin martuar në Lezhë

Kejvina Kthella, një nga vajzat e showbizit shqiptar që bën shumë zhurmë në media, ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora. Gjatë emisionit ajo ka treguar se si i ka pritur familja e saj komentet apo lajmet negative që kanë dalë për të. Ajo shprehet e lumtur që nuk është rritur në Lezhë sepse tani mund të ishte edhe e martuar.

Aulona Musta: Familja jote me vërtet është kaq imune ndaj gjithë komenteve dhe lajmeve që dalin për ty?

Kejvina Kthella: Në fillim kanë qenë pak të mërzitur, sidomos babi. Mërzitej me atë që thuhej për mua, mërzitej edhe me mua, më thoshte ik nga Shqipëria hajde në Itali, lere fare atë punë. Por pastaj kush më njeh mua më mirë sesa prindërit, kështu që familja ime ka qenë një mbështetje shumë e madhe gjithmonë, edhe kur kam gabuar, nuk më ka bërë kurrë që të ndjej më shumë atë faj. Sa herë i them babit, o Zot falenderoj që nuk jam ritur në Shqipëri. Unë vij nga një fshat i Lezhës edhe nëse nuk do kisha ikur në Itali do isha martuar tani ose do isha në Tiranë në Bllok.

EMISIONET