"Kaubojsi" çon në prokurori Pjerin Ndreun me komisionerë dhe denoncon absurdin: Në 8 QV në Lezhë votuan vetëm meshkuj

"Kaubojsi" çon në prokurori Pjerin Ndreun me

Kandidati i pavarur për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, mbetet i vendosur për të ndjekur në rrugë ligjore procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndocaj ka bërë kallëzim penal në prokurori ndaj anëtarëve të KZAZ-ve 12 dhe 13 të Bashkisë Lezhë, anëtarëve të Komisioneve të Votimit dhe Numërimit në KZAZ-të 12 dhe 13 të Bashkisë Lezhë për zgjedhjet lokale të 30.06.2019 dhe kandidatit për bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu.

Ndocaj i akuzon personat e paditur  për veprat penale “Shperdorimit te detyres ne bashkepunim”, “Falsifikimi i dokumentave dhe rezultatave te zgjedhjeve” “Demtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Shkelja e fshehtesise se votimit”, “Votimi me shume se nje here ose pa u identifikuar”, “Kanosja e zgjedhesve”, “Korrupsioni aktiv ne zgjedhje”, “Perdorimi i funksionit publik per veprimtari politike ose zgjedhore”.

Mes parregullsive të procesit të renditura në kallëzimin penal bie në sy fakti se në 8 Qendra Votimi kanë votuar 650 meshkuj dhe asnjë femër, gjë që sipas Ndocaj evidenton faktin se këto kuti janë manipuluar.

Një ditë më parë Gjykata e Lezhës vërtetoi mandatin për Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, ndërsa betimi i tij pritet të bëhet në datën 14 gusht.


EMISIONET