Katër të plagosur nga përplasja e tre makinave në aksin Elbasan-Librazhd

Katër të plagosur nga përplasja e tre makinave në aksin

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites së sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mirakë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.


EMISIONET