Drejtori i spitalit rajonal të Mitrovicës Zahir Musa në një prononcim për RTV Dukagjini tha se gjatë aksionit në Mitrovicë janë plagosur 4 policë, njëri prej tyre ka marrë plagë shpuese në kokë.

"Kanë ardhur katër policë tre me plagë më të lehta, tjetri me plagë shpuese. Polici është plagosur në kokë por plumbi nuk ka prekur trurin. Për momentin polici i plagosur në kokë është shtrirë në repartin e kirurgjiksë dhe do të transpotohet në Gjakovë pasi jeton atje. Ndërkohë tre policët e tjerë pasi të marrin mjekimin do të largohen nga spitali"

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili, deri më tani, ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.

30 te ndaluar- Ndërkohë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dega në Mitrovicë ka bërë të ditur se janë 30 të arrestuar e ndaluar nga aksioni i fundit. Janë arrestuar dhe ndaluar 30 persona, kryesisht policë të Kosovës të uniformuar të përkatësisë etnike serbe. Në mesin e të arrestuarve ka policë shqiptarë dhe kontrabandistë shqiptarë dhe serbë. Strukturat paralele kanë aktivizuar alarmin dhe ka filluar grumbullimi i serbëve që po e kundërshtojnë policinë duke vënë barrikada. 

Lexoni cdo gje mbi aksionin e sotem: Aksioni policor ne Mitrovice



/Ora News.tv/