Mes 174 të infektuarve me koronavirus në vendin tonë, 4 raste janë të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive.

Lajmi konfirmohet nga  Eugena Tomini e Institutit te Shëndetit Publik ne nje deklarate për median

"Jane 4 fëmijë të moshës pediatrike pa shenja klinike dhe në gjëndje të mirë shëndetësore" u shpreh ajo

Mësohet se dy prej tyre janë nga Tirana dhe dy nga Lezha. Të katërt ndodhen në vetëkarantinuar në shtëpi.

Ministria e Shëndetësisë në raportimin e sotëm tha se fëmijët janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore. 

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja infeksioni nga 103 teste të kryera, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 174. Ndersa jane 6 te vdekur. 

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.


/Ora News.tv/