Kate Middleton vesh të njëjtat çizme oër 14 vite

Kate Middleton gjithmonë vishet bukur dhe me stil. Ndaj edhe këtë herë nuk bëri përjashtim.

Ndërsa iu kthye detyrave mbretërore pas lindjes së fëmijes, Dukesha e Kembrixhit  vizitoi shkollën Sayers Croft Forest School dhe Ëildlife Garden në Paddington Recreation Ground në perëndim të Londrës.

Por 36-vjeçarja u vu re me një palë çizme 475 dollarë që i ka blerë 14 vite më parë, raporton Daliy Mail.

Dukesha mbante veshur xhinse të Zarës, një bluze gri dhe një xhaketë nga marka e famshme suedeze Fjällräven.

Për herë të parë Kate u pa me çizmet në Panairin e Lojërave në Pallatin Blenheim në gusht të vitit 2004.

Ajo doli përsëri më të njëjtat çizme pikërisht një vit më vonë, kur mori pjesë në Gatcombe Festival of Eventing në Gloucestershire.

Ndërsa Dukesha e Kembrixhit u bë pjesë e familje mbretërore çizmet qëndruan në dollap për tu rinxjerrë sërish.


EMISIONET