Gjatë viteve të fundit këngëtari dhe moderatori Kastro Zizo, ka folur gjatë për luftën me alkoolin, por asnjëherë për çfarë arsye e nisi atë. Në rrëfimin e tij për emisionin “Glamour Zone”, përballë moderatores Ester Bylyku, ai zbulon se gjithcka nisi nga zhgënjimi në dashuri.

Ester Bylyku: Cili ka qenë gjesti më i madh i dashurisë që ke bërë për një femër?

Kastro Zizo: Kam qenë në vit të dytë gjimnaz, dhe kisha një tipe në klasë. Thoja: si t`ia bëj? Si t`ia bëj? Kishim një mbledhje dhe marr mikrofonin dhe filloj të këndoj këngën ‘Yesterday’, pa sens fare. Dhe ajo ma injoroi. Unë pata atë zhgënjimin tim, dhe aty zbulova konjakun.

/Ora News.tv/