Kasollet me kanabis në Vlorë, 19 vjeçari arrestohet pas dy vitesh në kërkim

Kasollet me kanabis në Vlorë, 19 vjeçari arrestohet pas dy

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 19 vjeçar të shpallur në kërkim lidhur me 6 kasollet me kanabis të zbuluara nga policia në tetor të vitit 2016 në fshatin Vezhdanisht.

I arrestuari është Xhovalin Baco, banues në Vlorë. Për këtë shtetas Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal.

Më 04.10.2016, në fshatin Vezhdanisht u gjetën dhe u asgjësuan bimë narkotike kanabisi, u sekuestrua lëndë narkotike marijuanë, armë zjarri dhe u arrestuan 6 shtetas.

Droga e sekuestruar, i përfshirë dhe një agjent i Antikrimit Ekonomik

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë (afro 2 orë larg zonave të banuara), janë gjetur dhe sekuestruar në gjashtë kasolle plot 2.000 rrënjë kanabis sativa në proces tharjeje si dhe 5.250 bimë të mbjella në një parcelë, ende e pakorrur. Policia shpalli në kërkim edhe agjentin e Antikrimit Ekonomik, Renaldo Avduli, i cili dyshohet se ishte pronar i 2 parcelave.

Operacioni antidrogë, arrestimi si në filma

Operacioni antidrogë u ndërmor nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe FNSH-në e Fierit. 6 të arrestuarit u kapën teksa ishin duke konsumuar kafe në një lokal. Momenti i arrestimit të tyre ngjante me një skenë filmi, pasi sapo kanë hyrë policët e armatosur dhe të maskuar, njëri nga trafikantët është ngritur në këmbë. Blutë e Vlorës e kanë neutralizuar menjëherë dhe e kanë shtrirë në tokë.

U arrestuan

Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë;

Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë;

Klajdi Imeri, 21 vjeç, banues në Vlorë;

Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë;

Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër

Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 2 automatikë, 1 pushkë, 2 krehra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm; veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.





EMISIONET