Nga e hëna e kësaj jave, shqiptarët do të kenë në përdorim dy prerjet e reja 200 lekë dhe 5 mijë lekë. Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë prezantoi serinë e re për nxënësit e shkollave, duke theksuar se ato janë më të sigurta.

Hidhen në qarkullim prerjet e reja të kartëmonedhave 200 dhe 5 mijë lekë.

Zëvendësguvernatorja e dytë, Natasha Ahmetaj, gjatë një ekspozite në Kalanë e Tiranës deklaroi se këto prerje janë më të sigurta në përdorim.

Fëmijët kanë qenë më kuriozët në lidhje me kartëmonedhat e reja.

Në kuadër të fushatës për prezantimin e serisë së re dhe hedhjes në qarkullim të dy kartëmonedhave të reja, Banka e Shqipërisë, organizon ekspozitën 8-ditore në Kalanë e Tiranës me qëllim informimin e publikut mbi pamjen e re dhe elementet e sigurisë së dy kartëmonedhave 200 lekë dhe 5000 lekë, që do të hidhen në qarkullim në datë 30 shtator 2019.

/Ora News.tv/