Një person ka vrarë 9 shtetas amerikan në Meksikën veriore, 3 gra dhe 6 fëmijë.

Policia dyshon se vrasësi është pjesëtar i kartelës së drogës .

Viktimat janë të familjes LeBaron dhe i përkasin komunitetit Mormon të cilët u shpërngulën në Meksikë shumë vite më parë.

Ata po udhëtonin me makinë drejt shtetit të Chihuahua për t'iu larguar luftës midis bandave.

Gjatë rrugës ato u zunë pritë dhe u qëlluan. Disa orë më vonë në vendin e ngjarjes u gjet dhe një makinë e djegur me trupat e viktimave.

Një i afërm i familjes raporton se ata nuk kishin motive për tu shënjestruar nga kartela.

Në një postim në Twitter, presidenti Trump shpreh mbështetjen për të afërmit e viktimave dhe se do të mbështesë Meksikën për të luftuar kartelën.

CNN raporton se FBI i ka ofruar ndihmë Meksikës për të hetuar dhe për të ndihmuar të luftojë krimin.


/Ora News.tv/