Karburanti i cilësisë më të lartë të gjigandit amerikan “Exxon Mobil” që nga mesi i muajit gusht është prezent edhe në Shqipëri në pikat e kompanisë së karburanteve “Kastrati”. Marrëveshja që solli këtë prodhim në Shqipëri është firmosur ditë me parë dhe tashmë qytetarët shqiptarë kanë mundësi të mendojnë më mirë për automjetin e tyre. Sipas kësaj kontrate, kompania “Kastrati” do të bëjë të gjithë furnizimin në 78 pika ku gjendet “Kastrati” me prodhimet “Exxon Mobil” dhe në këtë mënyrë “Exxon Mobil” zgjodhi si ekskluzivitet, kompaninë “Kastrati” për të operuar si në vend po ashtu edhe në rajon. Eksperenca e prodhimeve të “Exxon Mobil” është e njohur në të gjithë botën, po në këtë mënyrë suksesi për këtë markë është i garantuar. Kjo do të thotë se me gjithë këtë eksperencë në tregun ndërkombëtar, tashmë dhe në Shqipëri, cilësia dhe siguria janë të parat për këtë markë. Për t’u vërtetuar konsumatorëve në Shqipëri se cila është garancia për suksesin dhe cilësinë e këtij prodhimi, “Exxon Mobil” ka studiuar tregun për 5 vjet. I ka besuar partneritetin “Kastratit” duke kaluar kështu çdo audit mbi cilësinë e produkteve dhe shërbimeve. Po ku qëndron diferenca? Standardet për cilësinë e karburantëve të përdorura nga “Exxon Mobil” i japin mundësi konsumatorëve që me të njejtën sasi nafte apo benzine të bëjnë më shumë kilometra me automjetin e tyre pa ndikuar aspak në çmim. Krahas saj, kjo do të ishte dhe një garanci më tepër për rritjen e fluksit të vizitorëve në Shqipëri, duke iu garantuar furnizmin e automjeteve me karburant të standarteve më të mira. Po ky bashkëpunim synon të sjellë dhe një standard të ri në treg, të shmangë abuzivizmin në peshë dhe në cilësi, duke u kërkuar kështu inistucioneve ligjzbatuese të vendit, zbatimine e ligjeve në vend, por edhe të normave më të larta të cilësisë së karburantëve. “Exxon Mobil” me ekskluzivitet “Kastratin”, në këtë mënyrë do të jetë një zgjedhje e mirë për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Ky gjigand amerikan i prodhimit të karburanteve operon në shumë shtete të botës dhe në një vit ka një xhiro mesatasre prej afro 600 miliardë dollarë. Oranews.tv Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

/Ora News.tv/