Ky është Zeqir Sulkuqi violinist i njohur elbasanas. Edhe pse i mbyllur prej më shumë se një muaji për shkak të karantinës, kjo nuk e ka penguar për të luajtur muzikë.

Ai thotë se frymëzimi mund të gjendet kudo.

Por Zeqiri nuk është i vetëm në këtë situatë, pasi në krah ka edhe bashkëshorten e tij, Violeta Sulkuqi, prej vitesh pianist

Përmes tingujve të bukur të instrumenteve të tyre muzikor, Violeta dhe Zeqiri, me meloditë që luajnë argëtojnë edhe komshinjtë që kanë fatin t’i kenë pranë dhe çdo ditë të gjejnë pak qetësi në tingujt e mrekullueshëm të muzikës së bashkëshortëve Sulkuqi.

/Ora News.tv/