Më shumë se 50 makina janë përplasur gjatë mëngjesit të sotëm në një aks të një autostrade në Ohaio, ShBA.

Nga përplasjet nuk ka pasur viktima por vetëm të lënduar të cilët u transportuan në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidente të tjera janë regjistruar dhe në verilindje të vendit ku ka pasur edhe viktima.

Shkak janë bërë rreshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë të gjithë vendin.

Shumë shkolla dhe rrugë janë mbyllur si dhe shumë fluturime janë anuluar.

Ditën e hënë në Kansas, një kamion humbi kontrollin nga akulli në rrugë duke u përplasur me një kamion tjetër.

Si pasojë mbeti e vrarë një vajzë 8 vjeçare që ndodhej brenda njërës prej automjeteve.


/Ora News.tv/