Karabinierët ndjekje dramatike "Bandës së BMW-së", 1 shqiptar arrestohet 3 arratisen

Karabinierët ndjekje dramatike "Bandës së BMW-së",

Dy karabinierë u lënduan dhe një shqiptar i dyshuar u arrestua. Ky është bilanci i ndjekjes së një automjeti tip BMW, në të cilën ndodheshin katër hajdutë me gjasë shqiptarë. Hajdutët ishin të gjithë të maskuar me kapuç.

Karabinierët në Triggiano të Italisë, u vunë në ndjekje të automjetit, me të cilën hajdutët u përpoqën të arratisen me çdo kusht, tre prej të cilëve ia dolën të ikin në këmbë.

Mediat italiane shkruajnë se tre hajdutët janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë disa hipoteza rreth grupit. E para, ata dyshohet se sapo kishin vjedhur makinën, ndërsa një hipotezë e dytë është se ata ishin gati të kryenin një plaçkitje tjetër.

"Banda e BMW-së" siç është etiketuar tanimë, ka vepruar në zonë prej disa kohësh.

Gjatë natës së shkuar, kriminelët u përpoqën të sulmonin një dyqan në Capurso. Ardhja e karabinierëve ka ndryshuar planet e tyre duke i detyruar të ikin, duke u pasuar me një ndjekje të gjatë me makina dhe më pas në këmbë. 


EMISIONET