Kapllanaj: Në Lushnje na sulmuan, FSHF e ka falur presidentin e Bylisit

Kapllanaj: Në Lushnje na sulmuan, FSHF e ka falur presidentin e Bylisit

Kryetari i Bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj, njëkohësisht edhe President Nderi i Bylisit në një bisedë telefonike për “Ora News" sqaroi incidentin në Lushnje duke u shprehur se gjithçka ishte e organizuar.

Takimi ndërmjet Lushnjes dhe Bylisit i zhvilluar të shtunën në stadiumin “Roza Haxhiu”, që përfundoi me fitoren e ballshiotëve 0-1 degjenoi në dhunë. Tifozët vendas ofenduan në kor dhe sulmuan drejtuesit e Bylisit dhe presidentin Besnik Kapllanaj me motivacionin se janë provokuar.

Por kryetari i Bashkisë së  Ballshit, Agron Kapllanaj, njëkohësisht edhe aksioner i klubit në një bisedë telefonike për “Ora News” i hodhi poshtë këto pretendime.

"Nuk është aspak e vërtetë që ne të kemi provokuar tifozët e Lushnjës sepse ne jemi njerëz të përgjegjshëm, deri në një moment ku Bylis ka pasur një rast të pastër për të shënuar në minutën e 38-të të pjesës së parë, ku futbollisti jonë ishte tek e tek me portierin. Në këtë moment reaguam kemi reaguar ndaj lojtarit tonë që humbi një rast të pastër. Tifozeria që kemi pasur afër ka reaguar duke sharë me emra konkret, presidentin e klubit, kryetarin e Bashkisë dhe nisën që ta na gjuajnë me shishe dhe sende të tjera."

Ai sqaroi se presidenti Besnik Kapllanaj është falur nga komisionet e FSHF dhe nuk ishte ai shkaku.

"Ajo që është gjëja më e shëmtuar është se tifozët u irrituan pasi panë presidentin në tribunë. Presidenti i klubit të Bylisit ishte në tribunë dhe do të jetë në tribunë për sa kohë që nga FSHF nuk ka një shkresë në hyrjen e stadiumit, që ky person nuk duhet lejuar të hyjë në stadium dhe për të parë ndeshjen. Presidenti nuk është më i dënuar, pra i është falur."

Në fund Agron Kapllanaj theksoi se ata që provokuan ishin drejtuesit e Lushnjës që kishin lënë ultras pranë tribunës ndërsa pranoi se drejtuesve të klubit iu rreziku edhe jeta, pasi nuk i mbrojti as policia.


EMISIONET