Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë mes autoriteteve policore italiane dhe shqiptare që çoi në sekuestrimin e 3 ton e gjysmë drogë e të një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

Në Shqipëri mësohet se operacioni është shtrirë në Vlorë ku janë arrestuar 10 persona. 

Mes të arrestuarve janë: 

-Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë,

-Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë,

-Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë,

-Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë,

-Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë,

-Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë,

-Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë,

Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, 27 të tjerë janë arrestuar në Itali.

Në Vlorë është sekuestruar një skaf me dy motorë të fuqishëm. Sipas informacioneve paraprake, mjeti lundrues i përket grupit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

"Skafi është sekuestruar gjatë kontrolleve në një prej magazinave në një grupi kriminal. Operacioni ka nisur që në 2015 nga autoritetet italianë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare në kuadër të aktivitetit kriminal që ky grup ushtronte. Në operacion ka marrë pjesë policia shqiptare dhe SPAK" raporton gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

"Skafi është gjetur në një magazinë në Panaja. Është më shumë se 11 metra i gjatë me dy motorë 250 kubikë secili. Stafi me emërtimin " MAI 1375" është sjellë në Triportin e Vlorës" raportoi nga Vlora gazetari i Ora News Edi Ruçi.

Operacioni i përbashkët u krye pas hetimeve të operacioneve të koduar "Kulmi" e "Shefi".  Shikoni FOTO-t nga operacioni.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 ton e gjysmë drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë me vlerë 40 milionë euro.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po kryhet dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuarve me vlerë deri në 4 milionë euro.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtyp pwr detajet e operacionit.





/Ora News.tv/