Aktori Bujar Kapexhiu i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se kryeministri di Rama është mësuar që gjatë gjithë jetës së tij të lerë gjurmë dhe për këtë arsye në 30 qersho edhe ai vetë mund të mos votojë.

Pjesë nga biseda: 

Bujar Kapexhiu: Do thosha diçka tjetër që ndoshta mund t'ju duket edhe e çuditëshme, po po përfitoj nga rasti. Në këtë "edhe unë", ndoshta, ndoshta duke qenë si natyrë eksentrike Rama, mund të bëjë një bolf,  mund të bëjë një gjë krejt të papritur që ti çudisë të tjerët, e di që ndoshta edhe ai vetë nuk shkon të votojë...

Julian Deda: Jo ai shkon, por do ta prishi votën. 

Sonila Meço: Pastaj Shqipëria do të ishte një skenë spektakli në të cilën "one man show" ia doli...

Bujar Kapexhiu: Sepse ai gjithmon është përpjekur, gjatë gjithë jetës për të lënë gjurmë dhe në datën 30 lihet gjurma.

Julian Deda: Profesor ai ka lënë një gjurmë kaq të madhe në vendin tonë sa nuk do donim ta linte atë gjurmë. 

Më tej analisti Afrim Krasniqi është shprehur se 30 qershori nuk është burimi i krizës, por një nga etapat e krizës në vend.

Afrim Krasniqi: Studentëve në vitin e parë të shkencave politike ju mësohet një leksion. Demokracia nuk është procedurë, është frymë është normë, janë parime. Nëse ne shkojmë teknikisht tek ligji,  edhe zgjedhjet e Enver Hoxhës me ligj kanë qenë. Edhe mund të votoje kundër me ligj në atë kohë, por dallimi mes demokracisë dhe sistemeve totalitare është se demokracia të oftron mundësi për të zgjedhur, shqyrtuar dhe vlerësuar. 

Dhe kjo nuk ekziston në Shqipëri. Fatkeqësi më e madhe nuk është 30 qershori, se 30 qershori nuk është burimi i krizës, por një nga etapat e krizës. Na doli gjatë rrugës. 

Kriza ka nisur që në shkurt dhe u nis me një axhendë krejt tjetër, qershori doli rrugës. Ajo që më shqetëson është si është e mundur në maxhorancë nuk ka asnjë person publik, akademik, profesor, jurist apo aktivisit apo nga ata që ne i njohim dhe të jenë të lexuar dhe që të dalin e të kenë kurajon e të thonë: O njerëz nuk shkon kjo gjë. 

Nuk pranoj të jem aktor në këtë lloj skene komedi të tillë. Të thotë që Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar, o njerëz bëni diçka por të gjithë citojnë. Kam përshtypjen se numri i shqiptarëve që nuk do të donin të votonin as njërin sa tjetrin dhe asnjë nga këto modele është më i madh dhe ne nuk kemi mundësi për të zgjedhur. 

Kjo është sëmundja më e madhe. Duke rendur se kush e ka më shumë fajin, a do të merren vesh mund të shkojmë në një marrëveshje të re që do të ketë pasoja shumë më të mëdha se gjërat që kemi sot. Shqipëria ka shkuar në pikën e vdekur. Në historinë e Europës dhe të botës nuk ka ndodhur kurrë që një lider politik që votohet 100% të pranohet si i denjë për të qenë në familjen e tyre.Ndryshimet kushtetuese të 2008 janë themeli i gjithë asaj që po ndodh në Shqipëri.

Ndërsa për akademikun dhe profesorin Artan Fuga shprehet se zgjedhja e tij e drejtpërdrejtë nuk ekziston, sepse ai kalon përmes partive.

Artan Fuga: Ç'barazi dhe ç'votime të drejtëpërdrejta kam unë kur unë nuk kam të drejtë të votoj për asnjë këshilltar bashkie, dhe as deputet. Unë votoj vetëm lista. Ku është këtu zgjedhja ime e drejtëpërdrejtë unë kaloj përmes partive.

Aktori Bujar Kapexhiu, në vijim të deklaratave se do të pengonte qytetarët të votonin në 30 qershor, u shpreh se do ta bënte nëpërmjet frymëzimit për të mos gabuar.

Bujar Kapexhiu: Unë nuk pengoj unë frymëzoj që ata të mos gabojnë. Vajtja në votim është gabim. Jam i bindur se askush nga ne as Rama, as Basha, as ndërkombëtarët, askush nuk e di çdo të ndodhë më datë 30 dhe aq më tepër më 1 korrik. Po rendim drejt së panjohurës askush nuk e di.

/Ora News.tv/