Kapet gomonia me 605 kg marijuanë, u nis drejt Italisë natën e ndërrimit të viteve

Kapet gomonia me 605 kg marijuanë, u nis drejt Italisë natën e

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Një gomone rreth 6 metra më një motor fuoribordo i ngarkuar me lëndë narkotike që lëvizte në ujra ndërkombëtare është kapur mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Pas ndjekjes, në afërsi të Leces, GdF ka bërë bllokimin e gomones me dy skafistë në bord, konkretisht një shtetas shqiptar me inicialet A.Gj. 55 vjeç dhe një italian me inicialet A.D. 38 vjeç, si dhe është sekuestruar mjeti lundrues dhe ngarkesa prej 605,7 kg e dyshuar marijuanë.

Mjeti lundrues u pikas nga Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza gjatë patrullimit, të cilët më pas  kanë informuar njësitë e Guardia di Finanza në Pulia dhe menjëherë është ngritur avioni i Frontex duke patrulluar zonën detare ku nga radaret e QNOD ishte gjurmuar një mjet lundrues i dyshimtë.

Të dhënat e tjera janë pjesë e sekretit hetimor pasi vijon shkëmbimi intesiv i informacioneve duke përfshirë edhe forcat policore malazeze.

Kjo është gomonia e dytë me kanabis që kapet pranë brigjeve italiane. Dy ditë më parë u bllokua me një gomone më 1.7 ton kanabis, ndërsa në prangat e policisë ranë tre persona nga Vlora.

 

EMISIONET