Kapen dy kultivuesit e lëndëve narkotike, në Nikël

Kapen dy kultivuesit e lëndëve narkotike, në Nikël

Dy persona të shpallur në kërkim që vitin 2018,  pasi dyshohen si  autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” janë arrestuar në Nikël, të Krujës.

Operacioni i koduar “Lokalizimi”, bashkëpunim i Policisë së Pukës dhe asaj të Krujës, vunë në pranga shtetasit:

-A. B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë

-G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

“Pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si  autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur  në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për  “Armëmbajtje pa leje", njofton policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET